SARANDË- Dy vëllezër të mitur, kanë mbetur të plagosur dhe kanë përfunduar në spital, pasi janë goditur me thikë nga një 43-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë.

Ibrahim Duda, 43-vjeç, me precedent të mëparshëm pënal është shpallur në kërkim nga forcat e policisë. Sipas burimeve paraprake, mësohet se i mituri me iniciale K.G, 17-vjeç dhë vëllai i tij ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur përplasja mes tyre.

Ibrahim Duda