Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 26-vjeçari është dëmtuar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i plagosjes është një 35-vjeçar, ndërkohë që Policia po punon për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
--------------------------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











