17-vjeçari godet me thikë një 26-vjeçar në Kamëz, arrestohet

17-vjeçari godet me thikë një 26-vjeçar në Kamëz, arrestohet

Një 26-vjeçar është plagosur me thikë në një kalçeto në Kamëz. I riu është transportuar në spital për ndihmë mjekërsore. Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit. I plagosuri ka pësuar dëme të konsiderueshme nga thika. Pas disa orësh kërkim është arrestuar policia. 

"Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", ka njoftuar policia.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës