VLORË - Një 53-vjeçar është goditur me thikë në Vlorë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në lagjen "10 korriku" pas një sherri verbal me 36-vjeçarin Klevis Alilaj, që degjeneroi më pas në fizik dhe përdorimin e thikës. 

36-vjeçari është shoqëruar në polici ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

"Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të rastit.", njofton policia.