DURRËS – Një 41-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në fshatin Qerret të Durrësit.

Ende nuk dihet shkaku se përse Egzon Sinani ka plagosur me thikë 41-vjeçarin Haxhi Shehu, ndërsa policia njofton se po punohet për kapjen e autorit.

"Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën",- njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.