U sulmua me thikë pas shpine, kryetari Bashkisë Divjakë me katër plagë trajtohet tek ‘Trauma’! I plagosur edhe shoferi i tij, të dy jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)

DIVJAKË- Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është sulmuar këtë të premte (11 nëntor) me thikë pas shpine nga Orges Xhelili, një ish-punonjës IT i bashkisë, i cili ishte pushuar nga puna. I plagosur mbeti dhe shoferi i kryebashkiakut, Gazmend Bullari, i cili ndërhyri për të mbrojtur Kokoneshin. Agresori 46-vjeç, u arrestua menjëherë nga policia.

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve nuk paraqitet e mirë. Report Tv mëson se kreu i bashkisë së Divjakës ka marrë 4 plagë në shpinë dhe ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa shoferi Gazmend Bullari, 45-vjeç, është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë dy plagë në bark, pasi sulmi ka prekur mushkëritë dhe ndodhet në reanimacion në spitalin Fierit.

Ngjarja paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për dy shkaqe. Burimet thanë se Xhelili ishte pushuar nga puna si inxhinier IT në Bashki, ndërsa e shoqja drejtore poliklinike në Divjakë, kishte marrë urdhër transferimi në fshatin Tërbuf. Këto janë motivet, sipas burimeve, ndërsa zyrtarisht policia dhe prokuroria thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

Si ndodhi ngjarja
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi u godit me thikë pas shpine, teksa zbriti nga makina dhe i drejtohej zyrës. Dëshmitarët i thanë policisë se shoferi, Gazmend Bullari ndërhyri për ta mbrojtur, por mbeti dhe ai i plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua në 09:30 pas godinës së bashkisë, ndërsa autori i dyshuar 46-vjecari Orges Xhelili, u prangos menjëherë. 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier Taulant Balla i cili mbërriti në spital për të parë nga afër gjendjen e zyrtarit lokal,  e vlerësoi ngjarjen sulm kriminal për shkak të detyrës. Në të njëjtën linjë, edhe ish-zv/kryeministri Erion Braçe. Ata i kërkuan medias të bëjnë kujdes në raportimin e fakteve ndërsa e cilësuan ngjarjen sulm kriminal për shkak të detyrës.

Nuk është hera e parë që kryetari i bashkisë së Divjakës është sulmuar për shkak të detyrës së tij. Në korrik të këtij viti, Kokoneshi është dhunuar në mes të qytetit nga 32-vjeçari Dritan Sterkaj. Ka qenë vetë Kokoneshi  i cili ka denoncuar se është qëlluar me grusht në fytyrë nga 32-vjeçar.

1668157352_kokoneshi.jpg

Fredi Kokonoshi

1668163026_ORGESXHELILI.jpg

Autori Orges  Xhelili

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Kirurgu në Lushnjë flet për gjendjen e Kokoneshit dhe shoferit të tij: Kanë dëmtime në mushkëri dhe stomak por janë jashtë rrezikut për jetën

1668163229_KOKONESJH.jpg

 

Sami Osmanim, mjeku kirurg i spitalit të të Lushnjes, ka treguar gjendjen shëndetësore të kreut të bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferit të Gazmir Bullari pas plagosjes me thikë nga Orges Xhelili.

Sipas Osmanit, Kokoneshi ka plagë në shpinë dhe kraharor, që I ka prekur pak mushkëritë, ndërsa Bullari ka një plagë me thikë në bark që i ka prekur zorrët dhe stomakun. Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku: Kryetari ishte plagosur me dy thikë në toraks (kraharor, kishte një hematomë në toraks të majtë, u drenua dhe iku në spitalin e Traumës.  Shoferin, një thikë e kishte prekur në abdomo (bark), hyri në sallë, u përpunua dhe tani po merr mjekim.

Gazetarët: Të dy janë jashtë rrezikut?

Mjeku: Po të dy jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarët: Po kryetari pse u cua në Tiranë?

Mjeku: Më shumë për siguri

 

Ora 14:43
Me 4 plagë në shpinë, kryebashkiaku i Divjakës mbërrin te Trauma! Shoferi i tij në gjendje të rëndë

Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës, ka mbërritur në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi mbeti i plagosur me thikë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryetari ka 4 plagë në shpinë dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërsa shoferi ka marrë 2 plagë në bark, pasi i ka prekur mushkërinë dhe organet e brendshme. Gazmend Bullari është në reanimacion dhe nuk do të lëvizet deri sa gjendja e tij të stabilizohet pasi është në gjendje më të rëndë se kryetari.

Ora 13:56
U plagos me thikë, kryebashkiaku i Divjakës niset për mjekim drejt Tiranës (VIDEO)

Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Ndërsa shoferi, Gazmend Bullari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasi gjendje e tij të stabilizohet do të niset drejt Tiranës. Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij mbetën të plagosur me thikë nga Orges Bilali, një ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.

Ora 13:33
Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, habit deputeti i Berishës: Është i korruptuar dhe hajdut, po qëllojnë njëri-tjetrin

1668170045_luanbaci770x4341.jpg

Deputeti i ‘Rithemelimit’ për Qarkun Fier të Berishës ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë ku u qëllua me thikë kryetari i Bashkisë. Sipas tij, ngjarja ndodhi për shkak se Kokoneshi është i korruptuar. Sipas tij anëtarët e mazhorancës po i bëjnë gjyqin njëri-tjetrit.   

“Vazhdojnë kryetaret e bashkive, të godasin njeri tjerrin, me bomba dhe me thika, ashtu si ne Lushnje, ku kryetari u godit me granata ne zyrën e tij dhe tani  është ne burg për korrupsion! Edhe ne Divjak sot, kryetari i emëruar dhe i kontestuar forte nga banoret, për mënyrën e drejtimit dhe i akuzuar shpesh here për korrupsion, goditet me thikë nga pjesëtar të ekipit të tij dhe mazhorances qe përfaqëson! Vjedhjet, padrejtësitë, abuzimet, arroganca e këtyre viteve, si ne pushtetin qendror dhe atë vendor, ku çdo gjë është ne dorën e tyre, kane bere qe situata të jete jashtë kontrollit dhe ti bëjnë gjyqin njeri tjetrit vet! Gjithsesi i uroj shërim të shpejte z. Kokoneshi, me shpresën, qe drejtësia të veproj shpejte dhe të vihen para përgjegjësisë ligjore fajtoret, duke pasur parasysh, shkaku dhe pasoja! Këta janë kryetaret qe ka emëruar KM, të pa zgjedhur, të pa votuar nga qytetaret, janë thjesht hajdut të bandës se KM! Ne 12 Nëntor, nesër ne orën 16.00. të gjithë ne shesh, për ti shporrur njëherë e mire dhe ti shpëtojmë të mos vrasin njeri tjetrin”, shkruan deputeti i Fierit, Luan Baçi.

Ora 12:00
Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij, reagon Braçe: Sulm i pastër kriminal ndaj zyrtarit në detyrë

Deputeti socialist Erion Braçe e sheh si një sulm të pastër politik ndaj zyrtarit në detyrë Fredi Kokoneshit. Braçe tha se kjo është një ngjarje e rëndë dhe iu drejtua mediave me një mesazh për të mos shndërruar të vërtetën. Socialisti shtoi se gjatë plagosjes me thikë nga Orges Xhelili, Kokoneshi ka qenë në punë.

“Është shumë e rëndë, shumë rëndë. Ka rëndësi tani shëndeti i Kokoneshit dhe të punonjësit të bashkisë së Divjakës. Do i lutesha shumë mediave, të fokusohen te shëndeti, ka kohë t’i shkohet deri në fund. S’ka ndodhur asnjë sherr te poliklinika e Divjakës, ai ka qenë në punë. Është një sulm i pastër kriminal përkundrejt një zyrtari në detyrë.”- tha Braçe.

Ora 11:38
Plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin e tij, del FOTO! Ja kush është autori

1668163026_ORGESXHELILI.jpg

Personi që shihni në foto është Orges Xhelili 46 vjeç, i cili plagosi me thikë Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Ora 10:59
Balla viziton në spital kryebashkiakun e Divjakës: Një i çmendur mori thikën dhe e qëlloi! Produkt i ndasisë dhe përçarjes

Taulant Balla, drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit, ka vizituar në spital kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin të cilët mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë. Balla tha se ky sulm është një produkt i kësaj ndasie dhe përçarje që ndodh çdo ditë në vendin tonë. 

‘Të dy janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçartje që ndodh çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira luftë të jemi të bashkuar dhe jo të përçare.

Ju mediat keni një huq shumë të keq! Dhe kur ka fatkëqësi, ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona po luftojnë për jetën. Nuk e di se kush është arsyeja, di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë! Burimi i kësaj ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet.’- tha Balla.

Ora 10:17
Plagosi kryetarin e Bashkisë së Divjakës dhe shoferin e tij, arrestohet autori

1668157748_WATERMARKREPORTtv.00273924.Still013.jpg

Është arrestuar Orges Xhelili i cili plagosi kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Ora 10:12
I prangosur autori i sulmit, ishte punonjësit IT në bashki! Dyshohet se u hakmor pas largimi nga puna

1668157955_WATERMARKREPORTtv.00273317.Still011.jpg

Është plagosur me thike kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi i Kokoneshi nga Orges Xhelili pas një sherri në poliklinikën e zonës. Xhelili ka qenë ish punonjës i IT në bashki në e Divjakës. Ka mbetur i plagosur edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari. Besoj se arsyeja e sulmit të tij ndaj kryebahskiakut ka qenë pikërish fakti se është larguar nga puna. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deti: 11/11/2022 19:42

    Po flliqesir eshte nuk ke pre te habiteshe do geci nje dite sharra ne goxhde dhe puna fredit eshte nje flliqesir qe ka baskpunuar dhe me deputetin e zones qe sot I dele ne mbrojtje se me nje kazane kane grene

    Përgjigju
  • Njuton: 11/11/2022 19:25

    Heqje masive kanë ndodhur që nga viti 2013.

    Përgjigju
  • Ani: 11/11/2022 19:22

    Mir ja ka ber! Hajdutit

    Përgjigju
  • Pa pune: 11/11/2022 17:57

    Shyqyr qe doli nje njeri qe kerkon te drejten e tij Me kto te pa fytyre e pa karakter qe tallen me djersen e gjithsecilit! Po te kishte cdo institucion ndonje te tille Sdo ndrroheshin njerezit pa te drejte Cdo mandat dhe sa here i do b*tha deputetit te zones Apo kryetarit te partise lagjes.. Plera. Gjynah familja qe ju ka.. por ju plera shkop pas qafe meritoni.

    Përgjigju
  • lym kepi: 11/11/2022 12:29

    filloi lufta mrena dhojit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja