SARANDË – Një 52-vjeçar i identifikuar si Fatmir Jashari është arrestuar pas rreth 5 orësh në kërkim për plagosjen me thikë të dy personave. Në banesë iu gjetën një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde plasëse artizanale, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jashari ka plagosur me mjet prerës (thikë), Edmond Sulon 54 vjeç dhe Spiro Llambrin 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.
Fatmir Jashari rezulton të jetë një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar 3 herë për armë dhe drogë. Mësohet se Jashari është arrestuar më herët në vitin 2000 ne Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cilin kryente trafik droge, ngjarje për të cilen u dënua 2 vite burg. Më pas është arrestuar në vitin 2009 nga policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg kanabis, por u lirua pas disa muajsh. Arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg kanabis.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme.
Një 52-vjeçar i identifikuar si Fatmir Jashari është arrestuar pas rreth 5 orësh në kërkim për plagosjen me thikë të dy personave.
Njoftimi i plotë
Sarandë/Plagosi me mjet prerës (thikë), 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar. Sekuestrohen një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde plasëse artizanale, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar.
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. J. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. J., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Ky është Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari” i cili plagosi me thikë 2 persona ditën e sotme. 52 vjeçari i shpallur në kërkim, është person me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar 3 herë për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se është arrestuar më herët në vitin 2000 ne Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cilin kryente trafik droge, ngjarje për të cilen u dënua 2 vite burg. Arrestuar në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg kanabis, por u lirua pas disa muajsh. Arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg kanabis.
Gjate kontrollit te banesës së Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.
Ndersa në vitin 2013 nëe automjetin qe u kap me drogëe i’u gjet 1 Kallashnikov ndeërsa nëe baneseë disa kapsolla detonatorë.