Një zëdhënës i ISIS, Abu Mohammed al-Adnani, një nga figurat më të njohura të Shtetit Islamik është plagosur nga bombardimet në provincën Anbar. Lajmi është transmetuar nga CNN që citon burime ushtarake në Bagdad. al-Adnani, është krahu i djathtë i udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai do të jetë pasardhësi i al-Baghdadit.