Korçë/ Burri xheloz nxjerr fëmijët jashtë nga shtëpia, dhe godet gruan me gërshërë! Në kërkim nga policia, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë

Çifti Myrtollari kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në këtë pallat në lagjen nr 10 të Korçës. I papunë dhe i alkoolizuar, Aleko Myrtollari debatonte shpesh me të shoqen, për shkaqe xhelozie thanë familjarët jashtë kamerave. Kështu me gjasë ka ndodhur dhe mbrëmjen e së dielës, kur Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me gërshërë në trup.

Vajza e madhe e çiftit, 16-vjece pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por ende thanë bluzat e bardha nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ndërsa autori i krimit, Aleko Myrtollari mundi të arratisej mbrëmjen e së dielës, duke lënë gruan e gjakosur dhe fëmijët në rrugë. Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në Korçë, në një banesë me qera. Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë dhe sipas fqinjëve Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si person që konsumonte alkool.

46 vjeçari shkonte për herë pas here punë sezonale në Gjermani, ndërsa 38-vjecarja ishte e papunë dhe kujdesej për 3 fëmijët. Policia e Korçës vijon kërkimet për arrestimin e 46-vjeçarit Myrtollari i cili tentoi ti merrte jetën gruas me gërshërë.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 05/06/2023 19:40

    O vesh llapush i ndyre pijanec i qelbur shiko fytyren tende si qen je!!ka pas faj ajo qe te ka mbajt ty o monster!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK