Një 27 vjeçar nga fshati Karpën i Shijakut ka përfunduar në pranga pasi plagosi me armë gjahu një 31 vjeçar nga Maminasi. Mësohet se Hamid Bala ka qëlluar me armë gjahu në këmbë shtetasin B.B, i cili ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ende nuk bëhen të ditura shkaqet e konfliktit. Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 27 vjeçarit policia sekuestroi armen, 53 fishek dhe një gjerdan me fishek për arm gjahu.