Pjerin Bitani, autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit ditën e sotme në Shkodër, ka rënë në prangat e Policisë.

Ngjarja sipas ‘Bluve’ ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë pas plagosjes Bruçaj u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër-Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, për motive të dobëta; pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave mes familjarëve dhe Policisë, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të komshiut të tij.

70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi:

Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin V. B., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ U grindën mes tyre, fqinji merr armën dhe e qëllon! Plagoset Vladimir Bruçi, vetëdorëzohet në Polici autori! Ishin bashkë në lokal para sherrit (EMRI)