TIRANE – Interpol Tirana njoftoi sot se ekstradoi nga Milano një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar me 3 vjet burg për plagosje të kryer në bashkëpunim.

Dorian Luan Hoxha, 30 vjeç, u ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendim të datës 23 janar 2007, e ka dënuar me 3 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “plagosjes së rëndë me dashje“ dhe “plagosjes së lehtë me dashje“ të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88, 25, 89 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Bledi Dashaj dhe Arbër Maliqi, ai ka plagosur rëndë me thikë dhe goditur shtetasit Dritan e Dorian M.. Hoxha ishte arrestuar me datë 14.05.2011, në Bergamo, Itali.

Në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas i ekstraduari Dorian Hoxha i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(im/shqiptarja.com)