TIRANË- Është vënë në pranga mbrëmjen e sotme një 16-vjeçar nga Tirana, nxënës në vitin e dytë të gjimnazit “Partizani”, i cili akuzohet për plagosjen me thikë të shokut të tij.
Burimet e policisë kryeqytetase thanë se u arrestua i mituri me inicialet D.Z, i cili qëlloi me thikë 15-vjeçarin me iniciale F.P.
Nga burimet policore mësohet se gjithçka kishte ndodhur pas sherrit për një vajzë të klasës, të cilën e pretendonin të dy shokët.
Ndërkaq, për arrestimin e autorit të ngjarjes, mësohet se kanë bashkëpunuar edhe prindërit e tij.
Sakaq, gjendja shëndetësore e të plagosurit, duket se vijon të mbetet e rënduar, pasi kishte humbur një sasi të madhe gjaku.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com