Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Sukth të Durrësit që ka plagosur me thikë tre persona.

Sipas njoftimit të policisë, ai është konfliktuar me ta dhe i ka sulmuar. Dy prej të plagosurve kanë lidhje familjare pasi janë babë e bir. Të gjithë po marrin trajtim në spital.

Policia ka sekuestruar edhe armën e ftohtë të autorit.

Njoftimi i Policisë:

-D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.