DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku 60-vjeçari i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një operacioni. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet (27 nëntor), ku një 45-vjeçar ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin Gëzim Dika.
Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, Ermal Çitizin. Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se shkak i konfliktit ka qenë një lidhja e autorit me vajzën e të plagosurit gjë që është kundërshtuar këtij të fundit.
Ata janë konfliktuar fizikisht sot në mëngjes ku dhe ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari.
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari. Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ermal Çitizi, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gëzim Dika, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit Ermal Çitizi, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton policia.