TIRANË- Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një 35-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Thoma Koxhaj", ku 35-vjeçari Gert Latifi, pas një konflitkti ka plagosur me thikë dy vëllezërit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rrest dhe Viliardo Abazaj, 26 dhe 31 vjeç, janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë, 35-vjeçari është arrestuar pas disa orësh kërkim nga uniformat blu.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se autori i plagosjes ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët. Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t'u sqaruar. Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushte. Më pas Latifi i plagosi me thikë.
Pas ngjarjes 35-vjeçari u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira. Përmes GPS së makinës policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas lokalizimin në Lushnjë në një hotel, së bashku me një 17-vjeçar. Ky i fundit është vënë në hetim për moskallëzim krimi, pasi ka pasur dijeni dhe nuk ka denoncuar për ngjarjen.
“Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve”, njofton policia.
Në kuadër të operacionit “Tracking", policia sekuestroi thikën me të cilën u goditën dy vëllezërit, ndërsa 35-vjeçarit iu gjetën 1150 euro dhe një sasi kokaine.
Një sherr me thika u regjistrua në Tiranë, ku një 35-vjeçar, Gert Latifi, plagosi me thikë dy vëllezër. Report Tv sjell të tjera detaje nga ngjarja, ku mësohet se Latifi ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.
Sherri mes tyre kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t'u sqaruar. Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushte. Më pas Latifi i plagosi me thikë. Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira. Më pas policia arriti ta arrestojë në një hotel në Lushnjë. Ndërkohë, dy vëllezërit janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Bravo shume mire heres tjetër vriteni njeri tjetrin edhe nqs ju ngacmon shoqen e bankes qe keni pasur para 15 vitesh.
Përgjigju