Një 71-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier. Ky person plagosi me thikë djalin e vëllait të tij, një 50-vjeçar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Nga kontrolli në banesën e 71-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë", thuhet në njoftimin e policisë.
Komente









