TIRANË- Policia ka arrestuar një 21 vjeçar pasi ka plagosur me thikë një person. Në pranga ka rënë 21 vjeçari me iniciale F. Xh., pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me thikë 27 vjeçarin me iniciale A.T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Akoma nuk dihen arsyet që e kanë çuar 21 vjeçarin që të kryejë këtë veprim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento