Plagosi në këmbë një person
në Vlorë, arrestohet autori 36-vjeçar 

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Elton Zotajt për plagosjen më armë zjarri të ndodhur 4 ditë më parë në Vlorë.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë për ngjarjen e ndodhur në lokalin eurolloto’’Goxhaj’’ ku pas një konflikti për motive të dobta, Zotaj qëlloi më armë zjarri pistoletë në këmbë RR.M 37 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit ‘’Pistoletë Glock’’ me të cilën është kryer plagosja, si edhe është kapur në flagrancë poseduesi i saj, Edmon Maskaj i përfshirë gjithashtu në konflikt.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve", në ngarkim të Elton Zotajt.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

E bukur ishte jeta “gratis”