Plagosi vjehrrin dhe vjehrrën në 2017, ekstradohet nga SHBA 40-vjeçari! I dënuar me 25 vite burg (FOTO)

Pas plagosjes së vjehrrit dhe vjehrrës së tij në prani të ish bashkëshortes së tij në vitin 2017, Lulëzim Sinaj është hapur nga autoritetet SHBA dhe është ekstraduar në Shqipëri.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit në vitin 2021 e dënoi me 25 vite burg

Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".   

Në Mars të vitit 2017 ai plagosi rëndë me armë zjarri prindërit e ish-bashkëshortes së tij,  Edmond e Ludmilla Xhaferraj, përkatësisht 53 dhe 52 vjeç. Ai fajësonte ish-vjehrrin për ndarjen nga ish-gruaja dhe kjo ishte bërë shkak për konflikte të vazhdueshme mes tyre.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Ëashington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur ekstradimi i tij në vendin tonë.

1667723693_lulzimsinaj.jpg

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/11/2022 22:52

    25 vjet per tentative vrasje eshte shume,aq me teper kur mendon qe ai D.Dajti vrau 4 police,pa llogarritur c'mund te kete bere tjeter dhe iu hoq denimi per jete.Nuk behet drejtesia keshtu,ca me sy te nenes e ca me sy te njerkes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!