Policia e Fierit arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 17 vjeçarit brenda në ambientet e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha", Cakran, ditën e djeshme. Në një njoftim për median policia thotë se ndaj tij është ngritur akuza  "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë. 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha", Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H. Xh., 17 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale "Vrasje me dashje", e mbetur në tentativë. 

Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.    
Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, arrestohet autori! Flet gjyshja e tij: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm!