Një sherr për një automjet me vlerë 30 mijë euro, ishte shkaku i konfliktit mes Klodian Kallos 31 vjeç dhe Juxhin Hamajezit 34 vjeç që përfundoi me plagosjen me armë zjarri në këmbë të këtij të fundit.
Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë në lokalin në pronësi të 34-vjeçarit. Sipas burimeve të informacionit, 34-vjeçari i kishte marrë Kallos një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, pa i dhënë shumën e parave. Kallo kishte shkuar në lokalin e Hamajezit për t’i kërkuar paratë, duke e kërcënuar se në të kundërt do ta vriste.
Fillimisht mes tyre ka pasur debat verbal, ndërsa më pas i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34-vjeçarit. Hamajezi mbeti i plagosur me një plumb në këmbë. Pas ngjarjes, gjatë marrjes në pyetje në spital, Hamajezi ka refuzuar të japë deklarime për grupin hetimor. Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin si dhe 2 persona të tjerë, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, të cilët kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Hamajezi rezulton me precedentë penal, pasi është arrestuar më herët për trafikim të emigrantëve klandestinë. Në vitin 2018 ai i shpëtoi gjithashtu një atentati, ku u qëllua me armë zjarri nga Santjago Malko. Ndërkohë Klodian Kallo është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje teksa ka qëlluar në ajër.
Si rezultat i hetimeve, zbardhen autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të kryer më datë 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autori i dyshuar i plagosjes dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.
Gjendet dhe sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, 1 automjet i cili është përdorur në vendngjarje.
Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, rreth mesnatës së datës 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.
Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua autori i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta, shtetasi K. K., 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit.
Shtetasi i plagosur, J. H., është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Foto:Klodian Kallo
Report Tv ka siguruar foton e Klodian Kallos (në kërkim) që plagosi me armë zjarri Juxhin Hamajezin, 34 vjeç.
Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes të rinjve, i lidhur me një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, që dyshohet se Hamajezi i kishte marrë Kallos pa shlyer pagesën.
Komente









E bleve makinen! Jep lekt ! E hengre picën pago lekt Ta bene nderin , thuaj Faliminderit ! Sot populli Tiranës ka nevoje te mesoje edukatë dhe sjellje kane devijuar shume nga kanuni! Mund te kete sconto ulje cmimi por nuk eshte parë ne Belgjike merr makinen mos paguan vetem po e ke vjedh ! Keto Jane norma qe mesuesit I mesojne por sot ska as mesues as edukator por shoqeria i edukon te gjithe la perjashtim ! Koha dhe moti shikohen ne mengjes ! Shoqeria eshte nis duke u kalbezuar
Përgjigju