TIRANE - Një nënë 77-vjeçare mund të ishte bërë vrasësja e djalit të saj. Shefie Loka, mëngjesin e djeshëm, ka plagosur me thikë në shpatull djalin e saj Ramazan Loka 48-vjeç. Ngjarja e rëndë ka nisur pikërisht në oborrin e banesës së familjes Loka, në fshatin Domje të Tiranës.
Nëna 77-vjeçare ka qenë duke larë enët jashtë në oborr dhe në konflikt e sipër me djalin e saj Ramazan Loka 48-vjeç, i cili i kërkonte që të shkonin në një ngushëllim, ajo i ka hedhur atij thikën që ka pasur në dorë. Por thika i është ngulur në shpatull 48-vjeçarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëhërë në vendngjarje ka shkuar gruaja e Ramazanit dhe e ka gjetur bashkëshortin e saj të mbytur në gjak.
Në atë moment djali i vogël i Ramazan Loka ka thirrur fqinjin e tyre dhe menjëherë e kanë çuar të plagosurin në Spitalin Ushtarak të Tiranës, i cili është me plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë shkak i këtij krimi është bërë një grindje në familje. Blutë kanë shoqëruar autoren e krimit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/Shqiptarja.com