Zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e 1 qershorit në lagjen “Popullore” në Shijak të Durrësit.
Policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar Ervis Hodon.
Mësohet se Ardjan Çyrbja ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes dhe të fëmijës së tij në momentin kur dhe është qëlluar nga Ervis Hodo me të cilin sipas policisë fillimisht kanë pasur një konfikt. Bashkëshortja është afruar dhe i ka kërkuar autorit të mos qëllonte më, informon gazetari i Report TV, Artur Korriku.
Mësohet se 50 vjeçari është qëlluar me pistoletë mulli dhe ka marrë tre plagë, një në bark, një në ije dhe një afër zemrës, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim.
Ervis Hodo mësohet se është nga Dibra por prej disa vitesh jetonte në Shijak ku dhe kishte banesën Ardjan Çyrbja i cili merret me tregti makinash.
Hyri për të shuar sherrin në lokal
Që të dy më herët kanë pasur një konflikt verbal me njëri tjetrin në një lokal në Shijak mbrëmjen e së enjtes dhe shkak ka qenë zëri i lartë.
Në fakt 38 vjeçari ka qenë duke u konfliktuar me një tjetër person dhe Çyrbja kishte ndërhyrë për ti ndarë, por më pas ishte përfshirë edhe ai në konflikt.
Autori ka pritur që Çyrbja të largohet drejt shtëpisë kur dhe i ka dalë para dhe e ka qëlluar. 50 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve nga bluzat e bardha plumbi i ka dëmtuar njërën mushkëri kurse dy plagët e tjera kanë qenë me pasoja anësore.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sulmi në Veri të Kosovës, a rrezikohet një konflikt në rajon?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 449
Lajme të tjera
-
Tentoi të vidhte një automjet në Durrës, kapet në flagrancë autori
26 Shtator, 16:18
-
Partizani dhe Kamza në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, basketbolli fillon sezonin e ri
26 Shtator, 14:19
-
Sekuestrohen 2 bombola me helium në portin e Durrësit, në hetim 47-vjeçari banues në Angli
26 Shtator, 13:18
-
Durrës/ Çfarë e shkaktoi zjarrin në fabrikën e bojrave 'Deutsch Color’ në autostradë? Dy pistat e hetimit
26 Shtator, 10:02
-
E fundosur në basenin ujor të Portit të Durrësit, nxirret nga uji anija e peshkimit
25 Shtator, 14:44
-
Zjarr në servis, shkrumbohen makinat në Durrës
25 Shtator, 10:51
-
Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin
24 Shtator, 22:02
-
Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës
24 Shtator, 16:10
-
Zjarri në fabrikën 'Deutsch Color', nisin hetimet për shkakun! Roja e sigurisë: Nisi brenda ambienteve! Pronari: Mosrespektimi i kontratave, dëmi më i madh (VIDEO)
24 Shtator, 09:54
-
EMRAT/ Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina, arrestohen 2 persona në Durrës
23 Shtator, 12:50
-
VIDEO/ Digjet një banesë private mes pallateve në Durrës, zjarri dyshohet të jetë vënë nga disa endacakë
23 Shtator, 11:01
-
VIDEO/ Durrës, gjenden 250 mijë euro të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia me medikamente! Arrestohet shoferi
23 Shtator, 10:45