TIRANE- Policia ka dhënë sot detaje dhe për ndjekjen e makinave dhe shkëmbimin e zjarrit që tronditi mbrëmë banorët në zonën e Pallateve të Aviacionit në Tiranë te rruga "Sami Frashëri".

Policia është njoftuar mbrëmë rreth orës 22: 15 minuta për plagosjen me armë zjarri, të shtetasit Hariz Hajredinaj, 30 vjeç, brenda në automjetin e tij, tip Benz, me targa TR 6343 R.

“Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku autori ka mundur të largohet menjëherë nga vendngjarja.”- njofton policia. Nga Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë po punojnë për identifikuar dhe kapur autorët e kësaj plagosje. Ndërkohë që i plagosuri u dërgua menjeherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(sg/shqiptarja.com)