Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Foto ilustruese

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dhe marrë nën hetim gjatë 24 orëve të fundit, 12 persona të dyshuar për krime të ndryshme, si plagosja me dashje, kanosja, armëmbajtja pa leje, dhuna në familje apo edhe aksidentet rrugore.

Bëhet fjalë për një përleshje të armatosur me të plagosur në Babrru dhe me 4 të ndaluar, 2 raste dhune në familje me po kaq të prangosur, 4 aksidente me pasojë po pesë të plagosur dhe një të vdekur, e moshuar, duke ndaluar shoferët përgjegjës, si dhe në fund një rast drejtimi në gjendje të dehur të një të riu që jetonte në Angli dhe një për vendosje bastesh të paligjshme.

Në zonën e Kamzës, në Komisariatin nr. 5, Policia është sinjalizuar për përleshje të armatosur mes dy palëve dhe me pasojë të plagosur. Pas verifikimeve dhe hetimeve paraprake të kryera, burime zyrtare thanë se arrestuan 4 persona. Ata janë shtetasit L. A., 31 vjeç, Xh. A., 60 vjeç, për veprën penale "plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe shtetasit J. D., 28 vjeç, e G. D., 33 vjeç, për veprat penale "plagosja e lehtë me dashje" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" kryer në bashkëpunim.

Sipas dinamikës së ngjarjes rezulton se në Babrru, për motive të dobëta, dy palët janë konfliktuar me sende të forta. “Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve J. D., dhe G. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 fishekë arme”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 njoftuan se arrestuan K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, dhe ata të Komisariatit të Policisë Nr. 4, prangosën shtetasin F. L., 33 vjeç, sepse dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë këtij harku kohor, Policia Rrugore sqaroi se janë shënuar edhe 5 raste shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor, aksidentime apo drejtim në gjendje të dehur dhe njëri me pasojë vdekjeje. Teksa janë ndaluar e proceduar të gjithë shoferët e dyshuar.

Më konkretisht A. Xh., 37 vjeç, akuzohet se duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", është përplasur me automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin F. T., dhe më pas me dy automjete tip "Benz" me drejtues shtetasit E. G., dhe G. K. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kurse E. G., 25 vjeç, banues në Angli, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë ndalimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Por Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren e moshuar F. S., 66 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital, njofton policia. Edhe I. M., 25 vjeç, banues në Vorë, në “Rrugën e Dibrës”, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 24 vjeçe, por pa fatalitet, teksa pacientja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dhe në fund të kronikës së aksidenteve, I. H., 32 vjeç, akuzohet se në aksin rrugor në drejtim të Lanabregasit,  duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P. H., 41 vjeç. Për pasojë morën dëmtime të dy drejtuesit në fjalë, që ndodhen në spital dhe po mjekohen. Një prej të ndaluarve akuzohet edhe për vendosje bastesh sportive. Ndalimi u bë nga Komisariati nr. 6 në Kombinat dhe i dyshuari është A. H., 35 vjeç, banues në këtë lagje.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit