Atentat 44-vjeçarit në Lushnjë, autori i maskuar zbret nga makina dhe e qëllon në lokal me 2 plumba në bark, rëndë në spital (VIDEO)
Një 44-vjeçar ka rënë pre e një atentati në Lushnjë, teksa apo pinte kafe në një lokal. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar me dy plumba në bark 44-vjeçari Kujtim Meta. Meta ka qenë i vetëm në tavolinë, kur një person i maskuar ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar drejt tij.
Redaksia 20 Prill 2022, 16:47 | Përditesimi: 20 Prill 2022, 18:53
LUSHNJË- Një 44-vjeçar ka rënë pre e një atentati në Lushnjë, teksa apo pinte kafe në një lokal. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluar me dy plumba në bark 44-vjeçari Kujtim Meta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit.
Meta ka qenë i vetëm në tavolinë, kur një person ka zbritur nga makina pak metra larg lokalit, ka ecur në këmbë dhe është futur brenda në lokal duke qëlluar në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm pronari i lokalit, i cili pohon për Report Tv se atentatori mbante të veshur një maskë të zezë në kokë, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër për t'u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.
Meta është dërguar në spital, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve që ka marrë. Nga raportimet paraprake mësohet se Kujtim Meta nuk ka të shkuar kriminale, por shkaku që çoi në këtë ngjarje ende nuk bëhet me dije.
Policia ka sekuestruar kamerën e një subjekti në zonë, ç’ka mund t’i ndihmojë efektivët për të rënë në gjurmët e autorëve. Nga ana tjetër, Policia ka ngritur pika kontrolli në gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Del foto/ Ky është 44-vjeçari që iu bë atentat në Lushnjë
Report Tv ka siguruar foton Kujtim Meta, që sot iu bë atentat në Lushnjë, teksa pinte kafe në lokal.
U plagos sot në Lushnjë pas një sherri, 44-vjeçari mori dy plumba në bark
44-vjeçari që ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lushnje mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari Kujtim Meta ka marrë dy plumba në bark. Shkak mësohet se ka qenë pas një sherri.