Një plagosje me armë ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Marikaj, në Vorë.
Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se dy persona janë konfliktuar dhe si pasojë Xhuliano Shkurti 25 -vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaku ka qenë një sherr i çastit i cili ka ndodhur në një servis makinash.
Komento