Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri për motive ende të paqarta, ndërsa është shpallur në kërkim autori. Ngjarja ka ndodhur në Fier, në fshatin Sulaj, rreth orës 14:00, ku 44-vjeçari R.M., është qëlluar me pistoletë nga 33-vjeçari P.P.
Motivesh e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa 44-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Policia vijon krehjen e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.