Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has. I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën.
Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com







