Sherr në Tiranë, 38-vjeçari qëllohet me sende të forta në kokë dhe këmbë, disa të shoqëruar (Emri+detaje)

Sherr në Tiranë, 38-vjeçari qëllohet me sende të forta në kokë dhe këmbë, disa të shoqëruar (Emri+detaje)

Foto ilustruese

TIRANE-Një 38-vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme pas një sherri me një tjetër person në afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut. I plagosuri është Santi Xhaferri.

Fillimisht u raportua se Xhaferri ishte plagosur me armë zjarri në këmbë rreth orës 18:20, por më pas policia sqaroi se 38-vjeçari u qëllua me sende të forta. Sipas policisë Xhaferri kishte dëmtime në kokë dhe te këmbët. "Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet  janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri".

Ai fillimisht u dërgua në Sanatorium për ndihmë më pas te spitali Ushtarak. Policia njofton se personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit  me makinë janë  shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e  rrethanave te ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/12/2019 21:49

    Nuk kemi per te vene mend ndonjehere prandaj na vjen edhe termeti

    Përgjigju
  • Agjenti: 19/12/2019 19:21

    Jemi bo si Afganistan. 4 vrasje brenda dites. Rrofte shteti rrumpalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja