Tentativë grabitje në Tiranë, plagoset me thikë 29-vjeçari te sheshi ‘Skënderbej’ (EMRI)

Tentativë grabitje në Tiranë, plagoset me thikë 29-vjeçari te sheshi ‘Skënderbej’ (EMRI)

Një 29-vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm te sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë. Olgen Duka është goditur me thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka tentuar të marrë në pyetje të plagosurin Olgen Duka, por ka pasur deklarime kontradiktore dhe te pakta lidhur me rrethanat e ngjarjes. Deklarata e Dukës nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative për grabitje.

Policia ka sekuestruar dhe po kqyr kamerat e sigurisë përreth sheshit për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin e ngjarjes. Ndërkohë, Duka nuk rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza