Një sherr mes katër personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Yzberisht, që ka përfundur në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.
Dy vëllezërit Mario Basha dhe Bruno Basha, përkatësisht 29 vjeç dhe 26 vjeç kanë plagosur me thikë 34-vjeçarin Valter Çela dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin E.Sh, të cilët ndodhen në spital.
Mësohet se fillimisht këta persona janë zënë me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas ka përfunduar me përdorim të mjeteve të tjera të forta dhe thika. Paraprakisht dyshohet se kanë patur sherr me njëri tjetrin dhe që dyshohet për motive banale.
‘Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.’- njofton policia.