TIRANE- Një konflikt mes dy gjimnazistëve gati sa nuk i ka marrë jetën njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali.” Nga të dhënat e para Redi Qoshja, 18 vjeç është qëlluar me armë, nga një 16 vjeçar, gjimnazist ne vitin e dyte, pak metra larg derës kryesore të gjimnazit.

Mësohet se i adoleshenti është plagosur në njërin gisht të dorës së djathtë, ndërkohë që një plumb tjetër i ka kaluar tanget në krahun e djathtë të kokës. Aktualisht 18- vjecari ndodhet në reanimacionin e spitalit ushtarak dhe gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia u njoftua për ngjarjen nga një telefonatë në sallën operative të policisë. Mësohet se është bërë indetifikimi i autorit, 16 vjec, i cili është larguar nga vendi i krimit, dhe po punohet për arrestimin e tij.

Nga të dhënat e para krimi ndodhi në prani dhe të disa gjimnazistëve të tjerë dhe policia ka shoqëruar 12 prej tyre për të marrë dhe dëshmitë që mund të cojnë në zbardhjen e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)