40-vjeçari Ornado Çeta alias Ceta ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Gjykata e Apelit e Triestes e ka dënuar 40-vjeçarin me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.
Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.
Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.
Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento