Plaku: Nuk i trembem Salihit dhe
Xhejmsit, Partizani rival i vetëm

Plaku: Nuk i trembem Salihit dhe<br />Xhejmsit, Partizani rival i vetëm
Sulmuesi Sebino Plaku u prezantua në fillim të edicionit si një nga blerjet më të rëndësishme dhe me bujë në ekipin e Partizanit, por në merkaton e janarit u largua me vetëm një gol të shënuar dhe shumë pak minuta në formacionin e Starovës. Sulmuesi tashmë ka kaluar në rivalët e të kuqve, Skënderbeu, te i cili shprehet se ndihet si në shtëpi, pasi është pritur mjaft mirë pas rikthimit.

“Ndihem si në shtëpinë time, shokët e skuadrës më kanë pritur shumë mirë”. Por, konkurrenca për një vend në formacionin e parë është e madhe, pasi rivalizon me Salihin dhe Xhejmsin, dy nga më të mirët e momentit. Megjithatë Plakun nuk e trembet aspak konkurrenca.

“Nuk i trembem konkurrencës pasi konkurrenca bën skuadrën më të fortë. Besoj se do fitojmë titullin, kemi një ekip të mirë dhe lojtarë që luajnë disa vite së bashku.

Partizani është rivali ynë i vetëm për fitimin e kampionatit, kanë një ekip të mirë me lojtarë cilësorë”shprehet ai për 'Shqiptarja.com'. Përsa i përket probleme te Partizani, sulmuesi nuk preferon që të flasë duke e cilësuar si kapitull të mbyllur, por thekson se nuk ka gabuar me vendimin e qershorit kur u bashkua me të kuqtë, pavarësisht ecurisë. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës