Plan për rrëzimin e Vladimir Putin?! Flet Kancelari i Gjermanisë: Rusia të tërhiqet! Nëse ndërhyn NATO, do të ketë përshkallëzim dramatik

Plan për rrëzimin e Vladimir Putin?! Flet Kancelari i Gjermanisë: Rusia të tërhiqet! Nëse ndërhyn NATO, do të ketë përshkallëzim dramatik

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë televizive paraqiti në mënyrë të detajuar pozicionet e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Në intervistën për kanalin e dytë publik të gjermanisë ZDF me gazetaren Maybrit Illner, kancelari Olaf Scholz kërkoi armëpushim në luftën e Ukrainës dhe njëkohësisht theksoi, se “nuk duhet të ketë konfrontim direkt të NATO-s me Rusinë”. Kjo mund “të sillte një përshkallëzim dramatik të kësaj situate të vështirë në Ukrainë duke bartur gjithashtu rreziqe të mëdha”, tërhoqi vëmendjen Scholz. “Ndaj tani nuk do të ketë vendime, që mund të çojnë në pjesëmarrje ushtarake të shteteve të NATO-s në këtë konflikt.”

Scholz i hodhi poshtë mendimet për një “Regime Change” në Kremlin – pra rrëzimin e kreut të shtetit të Rusisë Vladimir Putin. “Regime Change nuk është një perspektivë e mirë”, vëren kancelari në intervistën për ZDF në emisionin “Maybrit Illner”. Demokracia nuk mund të eksportohet nga jashtë në një vend.

“Të mos lihet vetëm Ukraina”

Scholz e mbrojti vendimin e qeverisë gjermane për furnizimet me armë artilerie si dhe me raketa tokë-ajër në Ukrainë. Ata që sulmohen duke qenë të pafajshëm, nuk “duhen lënë vetëm”, theksoi kancelari. Gjermania e ka “ndjekur me konsekuencë për shumë vite” politikën e saj për të mos furnizuar armë në zona lufte dhe këtë politikë do të vazhdojë ta ndjekë edhe më tej. Por pas sulmit ndaj Ukrainës do të ishte gabim, që të vazhdohej kjo politikë në këtë situatë”, tha kreu i qeverisë gjermane.

Njëkohësisht Gjermania vazhdon t’i përmbahet edhe më tej shfrytëzimit të kanaleve diplomatike, për të arritur fundin e konfliktit. “Ne na duhet një situatë, në të cilën të negociohet dhe në fund edhe trupat ruse të tërhiqen sërish – sado jorealiste që duket kjo tani”, tha Scholz.

Scholz frenon dëshirën për anëtarësim në BE

Duke iu referuar dëshirës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj për anëtarësim në BE, kancelari tha, se në rend të ditës fillimisht janë vendimet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të jetë shumë e qartë, se çfarë kushtesh duhet të përmbushë një vend përpara pranimit.

Vendimin për të mos i vendosur në listën e sanksioneve importet e gazit dhe të naftës, Scholz e argumentoi duke iu referuar çmimeve të energjisë të rritura ndjeshëm në Gjermani qysh përpara invazionit rus. Njëkohësisht sipas tij duhet kujdesur, që sa më shpejt të kufizohen varësitë në këtë drejtim.

“Aspak çështje private”

Scholz iu drejtua ish-kancelarit Gerhard Schröder me kërkesën që të heqë dorë nga angazhimet e tij në bordet e firmave ruse të energjisë. “Unë mendoj, që nuk është e drejtë, që Gerhard Schröder i pranon këto poste”, tha socialdemokrati Scholz. Ai tha, se për të është “shumë e rëndësishme”, që ish-kancelari socialdemokrat të tërhiqet nga këto poste. Postet në sipërmarrjet shtetërore dhe gjysmë shtetërore ruse të energjetikës nuk “janë aspak çështje private”, theksoi Scholz. Schröder edhe si ish-kancelar vazhdon të mbajë përgjegjësi dhe duhet të shpjegohet përpara opnionit publik.

Schröder jo vetëm ka një raport miqësor me presidentin rus Vladimir Putin, por ai është njëkohësisht edhe kryetar i komisionit të shoqërisë aksionare Nord Stream dhe shef i këshillit mbikqyrës të koncernit shtetëror energjetik Rosneft. Përveç kësaj Schröder kandidon për një post në këshillin mbikqyrës të koncernit shtetëror energjetik Gazprom. Kryesia e partisë socialdemokrate prej ditësh i ka kërkuar Schröderit, që të tërhiqet nga këto poste. Disa degë të partisë kanë kërkuar ndërkohë përjashtimin e ish-kancelarit Schröder nga partia./DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alles Gute: 04/03/2022 10:12

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik