Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet 'trekëndëshi' kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete, në kërkim dy të tjerë (Emri)

 

Një 35 vjeçar nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht 2023. Plot 6 muaj më pas mësohet se objektiv i atentatit që u arrit të parandalohej me arrestimin e Amarildo Nikolli ishte Inez Hajrulla bëjne me dije burimet. Ky është atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti ti shpëtojë. 

Arrestimi 35 vjeçarit Nikolla në gusht të 2023, çoi Prokurorinë e Posaçme në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe operacionit të koduar "Trekëndëshi' për të cilin policia informoi sot.

Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.

"Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.  

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në njoftim.

Zyrtarisht nuk jepen të dhëna se kush ishte objektivi por burimet bëjnë me dije, se tentativa për vrasje ka ndodhur verën e kaluar, ku në atë kohë u arrestua Amarildo Nikolla me pistoletë me silenciator gati për qitje, ndërsa dosja iu referua SPAK për kompetencë pasi u gjetën elementë të grupit të strukturuar kriminal. 

Amarildo Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, ndërsa në atë kohë dyshimet ishin se në shënjestër të atentatit ishte Inez Hajrulla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
VIDEO/ Pamjet e operacionit 'Trekëndëshi' në Vlorë që çoi në pranga 1 nga 3 bashkëpunëtorët e atentatit ndaj Inez Hajrulla

Publikohen pamjet e kontrolleve në Vlorë të ndërmarra në kuadër të operacionit të koduar  “Trekëndëshi” që çoi në pranga një 35-vjeçar me tre identitete, pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.

Kontrollet u krye në Vlorë. Policia njoftoi sot (17 shkurt) se arrestoi Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, me të cilët dyshohet se planifikoi atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë.

Ndërkohë në gusht të vitit 2023 ra në pranga Amarildo Nikolli nga Shkodra, I cili dyshohet se do të ishte ekzekutori. Policia sekuestroi dhe armën silenciator me të cilën dyshohej se do të kryhej ekzekutimi. Shikoni videon

Ora 17:05
U parandalua plani i tretë për ta vrarë, kush është i forti i Vlorës Inez Hajrulla, si u ka shpëtuar dy atentateve

1708186801_inezhajrulla.jpg

Inez Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës dyshohet se ishte shënjestra e grupit kriminal prej tre personash që u godit sot nga policia dhe prokuroria, pasi po siguronin kushtet për kryerjen e vrasjes së tij verën e 2023.

Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar më herët dy tentativave të tjera për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol edhe në vitin 2017. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.

Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga ana e policisë në 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, është shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla (Ini), ku ky shtetas është gjetur në banesë me paterica dhe me një këmbë. Ai u pyet në lidhje me rrethanat e hetimit, ku ka shpjeguar se më datë 17 korrik 2018, ka qenë në banesën e tij dhe rreth orës 16:30 ka dalë nga banesa ku ka ardhur dhe e ka marrë Denis Karafilin (i arrestuar) me automjetin “Golf 5” ngjyra e zezë dhe ka shkuar për të bërë fizioterapi, tek një klinik private në vendin e quajtur mbas “Market Conad”. 

Si ndodhi atentati ndaj Inez Hajrullës në 2019

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë kur ka ndodhur atentati. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrullën. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” disa vite më parë.

Ora 16:49
Goditet grupi që planifikoi vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë, reagon Balla: Shembull për t’i zbardhur deri në fund ngjarjet kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një postimin e tij në rrjetet sociale ka reaguar për operacionin e fundit ë policisë së shtetit të udhëhequr nga SPAK që çoi goditjen e grupit prej tre personash që planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës në Vlorë.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Arrestimi i një personi në verën e vitit të kaluar në Vlorë, ndërsa përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, nga Policia e Shtetit dhe hetimi shumë profesional disa mujor nën drejtimin e një prej prokurorëve të SPAK, ka çuar në identifikimin dhe vendosjen nën akuzë të tre anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal. Ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për t’u shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale”, shkruan Balla.

“Gjithashtu përgëzime Policisë së Shtetit në Tropojë, Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Muriqan, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorisë për Krimet e Rënda në DPPSH. Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, uniforma ushtarake, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme”, nënvizon Balla.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenica: 20/02/2024 08:56

    E fshataret e mutit donit ti benit gropen po do ua bej ky i pari o intrigantet e vlores ushtaret e benardos

    Përgjigju
    • Torka: 20/02/2024 17:38

      Po ti dhe me emrin selenica dhe u thua fshatar atyre,ki cik respekt per cerkovinen

  • Muradije: 19/02/2024 16:50

    Syrja dhe Ramiz meqe jeni nje person po ju themi qe mos kini kaq siklet he ju keqen

    Përgjigju
  • Iliri: 19/02/2024 16:08

    Jori eshte ushtar i kokuqit po eshte djal i mire s.ka lidhje

    Përgjigju
  • Gazeta: 19/02/2024 15:04

    Po jori eshte me ushtari i lonit

    Përgjigju
  • Kaposhi: 19/02/2024 08:18

    Nuk behet jetgjati jetshkurter po t gjejn vrim ku te futen kta te tre se ndryshe i pret acidi

    Përgjigju
    • Fieri: 19/02/2024 09:14

      O kaposh i di vlora historit nuk behesh i fort me pahir fundi dihet

  • Hassan Cami: 18/02/2024 21:27

    Ke ka vra nonj t.fort ky kokuqi qe po' e beni tmer ju lebt

    Përgjigju
    • Tragjasi: 18/02/2024 23:43

      Kokuqi shet shoket o babale e di gjith vlora

  • Pusimezinit: 18/02/2024 14:48

    Po kta E.z dhe L.z mos jan gje vëllezër…?!

    Përgjigju
  • Zeni: 18/02/2024 11:10

    Cllevio serbiano eshte ma i forti i vlores per momentin or tejjj

    Përgjigju
  • Bixhi: 18/02/2024 10:35

    Lon kokuqi eshte 1 sot ne Vlore

    Përgjigju
    • Vlora: 18/02/2024 20:22

      @komentues/e flisni një herë e mirë ç'farë dini për Loni Kokëkuqin këtu ç'farë dini ose heshtni përgjithmonë?

    • Dobraci: 18/02/2024 17:21

      Ky njesh eshte po per te nxjerr shoket ne prite. Shiko ndonje vrime mase e gjen ku eshte futur

    • Lepuri: 18/02/2024 15:22

      Jo jo jane Loni prej Betoni dhe Teti prej verteti numri 1 dhe 2 nga lushnja sot ne Vlore. Po e merr ne qafe kete kokuqi o Bixhi, shiko se mos e lexojne ata qe permenden ketu se e skuqen qe neser.

  • Jona: 18/02/2024 09:48

    Kush jane te me te fortet e vlores tani?

    Përgjigju
  • Krimb plehu: 18/02/2024 00:24

    Cfare i forti thoni se late nam. Sa i boni qejfin dhe mund te filloje ta besoje dhe vete. Mi kanalesh eshte. Te ish i forte nuk fshihet skutave. Do jete pajtuar ndonje qurrash ti gjuaje me llastiqe

    Përgjigju
    • Sqepi: 18/02/2024 08:49

      Ti quan te forte Tarzanin o krimbi por fakti eshte qe ky dhe ata qe e mbeshtesin jane "Cosa Nostra" bejne ligjin sot ne Vlore. Ti shko afrohu te Oslo ose ngaterohu me te dhe e kupton njelloj si armiqte qe ka.

  • Vlora: 17/02/2024 19:25

    Ore ore nga vlora cbejm neve keshtu ore. Ne vlore ska me krime me shumice si dikur u benen te gjith lango iko koha e gangove?

    Përgjigju
  • Ramizi: 17/02/2024 17:44

    Zoti Minister, bravo policise se shtetiit ne qender dhe spakut, se te mos ishin ata vlora do ishte mbytur ne gjak, por jo bravo policise se vlores qe eshte deklaruar vetem me nje bande dhe paguet nga ata, turp dhe pergjegjesi e madhe qe kane marre. Ju sigurojme se asnje vrasje nuk do ngelej pa zbuar, sikur dr policiise te ishte me se i koreuptuar. Koha do ta tregoje se nga kush mbaeshtwt ermal muca, urojmw sa me shpejt.

    Përgjigju
    • Luan Haderaj: 19/02/2024 20:04

      Ai drejtori qe shan ti ska bere per burre as shoket tend as kundershtaret tend o Ramiz a cdreq e ke emrin

    • Kasander: 19/02/2024 17:02

      O ramizi me tre emra cte them un ty me pak fjale po rroft anonimati qe shkrujm keshtu fshehur pas ferrave

    • Vlora: 19/02/2024 16:46

      Kush ta paguan supen ty Ramiz te paska hy ndonje siklet me sa duket.

    • Vlora: 18/02/2024 23:33

      Enea Eno OPGJ i Antidrogës në Vlorë eshtë i përfshirë në vrasjen e Gëzim Sinomatajt në Vlorë, ka lënë makinën e tij personale, Audi A6 i bardhë me portobagazh, me kamera të instaluara brenda makinës, në afërsi të banesës së viktimës, 1 javë pa e lëvizur ku ka monitoruar lëvizjet e viktimës dhe familjarëve të tij, Policia e Vlorës e di këtë gjë por nuk e arreston.

    • Vlora: 17/02/2024 21:03

      Edhe Enua do ta paguajë hakun që ka hyrë.

    • syrja: 17/02/2024 19:14

      meru me policin o balla tw vlores qe jan te koruptuar do futur ne burg me operacionale me anti drog me opgj sabah enea ledjan e ca jam me radh kan bler shpira dhe makina te shtrenjta nga leket e kriminelave qe i mbajne me roge dhe kan frik ma horat e vlores

    • Vlora: 17/02/2024 18:48

      Ermal Muça është një plehrë, një i degjeneruar, një i ulët, një i pa nderë që do ta paguajë hakun që ka hyrë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor