Plane për këtë të diel? Moti ju favorizon, rritje të temperaturave dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme do të jetë një ditë me mot të bukur dhe përgjithësisht të ngrohtë. Sipas parashikimit të MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, Por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesater me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve

Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve