Planet kombëtare,Gjermeni:Shoqëria
civile të kontribuojë për monitorimin

Planet kombëtare,Gjermeni:Shoqëria<br />civile të kontribuojë për monitorimin
Këshilli Kombëtar i Territorit pritet të miratojë brenda pak javësh tre planet kombëtare: Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit dhe Planin e Integruar Ndërsektorial të zonës ekonomike Tiranë – Durrës dhe Ministrja Eglantina Gjermeni ka ftuar shoqërinë civile që të kontribuojë përmes monitorimit.
 
Ndërsa brenda këtij viti, 31 bashki do të kenë plane të përgjithshme vendore, 26 të financuara nga Qeveria dhe 5 të tjera nga USAID.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e ftuar në forumin me temë “Standardet mjedisore në planifikimin urban dhe menaxhimin e burimeve natyrore”, organizuar nga REC dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë tha se pas hartimit të planeve, si ato kombëtare apo vendore, sfida e madhe është zbatimi i tyre. Dhe në këtë sfidë, sipas Ministres Gjermeni shoqëria civile luan rol kryesor.

Në thelb, vizioni Shqipëria 2030 përfaqëson identifikimin e potencialeve të vendit dhe prezanton një platformë orientuese për zhvillimin e sektorëve ekonomikë,për kthimin e Shqipërisë në një vend konkurues në rajon e më gjerë.Si për planet kombëtare ashtu edhe për 31 planet e përgjithshme vendore, angazhimi i shoqërisë civile është shumë i rëndësishëm. Dhe ky angazhim lidhet jo vetëm me dhënien e medimeve gjatë hartimit të planeve, por në veçanti, në monitorimin e zbatimit të këtyre dokumentave shumë të rëndësishëm strategjikë”, tha Ministrja Gjermeni.
 
Sipas saj, për herë të parë zhvillimi i territorit do të shihet me një përqasje të integruar, duke bërë më efikas shfrytëzimin potencialet e ndryshme nga modele zhvillimi të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht duke konservuar dhe mbrojtur asetet kryesore.

Për ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, Deëi van de Weerd planet vendore që po hartohen në Shqipëri marrin parasysh metabolizmin e vendit. Ndaj sipas saj është shumë i rëndësishëm aplikimi sistematik i impaktit që ka në mjedis, përpara zbatimit të çdo projekti.

Ajo nënvizoi se element i domosdoshëm për çdo plan apo projekt është konsultimi me publikun, sikundër ka ndodhur deri më tani me 3 Planet Kombëtare, apo ato vendore që po konsultohen me qytetarët nëpërmjet dëgjesave publike në bashkitë ku po punohet për to.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit