Në takimin në njësinë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Rama tha se pensionet janë në planin 4-vjeçar të rritjes së dyfishtë.

“Tani pensionet kanë hyrë në planin e rritjes i cili është një plan 4 vjet rresht ku çdo vit rritja do të dyfishohet. Nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur X, vitin tjetër, nga janari do të jetë X herë 2, pastaj vitin tjetër do të jetë X herë 3 sepse na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr. 2: Nevojë për ristrukturim të punës! Manastirliu: Kryeqyteti ndahet në 34 zona