Plani bërthamor i SHBA 'çmend'
Rusi-Kinë-Iran,kundërshtojnë ashpër
Plani, i cili parasheh që arsenali bërthamor amerikan të zëvendësohet me zhvillimin e armëvë bërthamore me rreze të shkurtër veprimi, është njoftuar përmes një deklarate nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump më 2 shkurt.
Rusia, Irani dhe Kina kanë kritikuar ashpër planin e ri të politikës së Uashingtonit të publikuar së fundmi për zgjerimin e kapacitetit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.
Plani, i cili parasheh që arsenali bërthamor amerikan të zëvendësohet me zhvillimin e armëvë bërthamore me rreze të shkurtër veprimi, është njoftuar përmes një deklarate nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump më 2 shkurt.
Presidenti iranian, Hassan Rohani, e ka akuzuar sot SHBA-në, se “në mënyrë të paturpshme po e kërcënon Rusinë me armë të re amonike”.
Duke folur në një fjalim televiziv nga Teherani, Rohani ka thënë se, të njëjëtit persona që supozohen se besojnë që përdorimi i armëve është krim kundër njerëzimit, janë duke folur për armë të reja për t’i përdorur kundër rivalëve”.
Kina më 4 shkurt ka kritikuar qeverinë amerikane për portretizimin e Pekinit si kundërshtar potencial, pasi rishikimi i politikës bërthamore të SHBA-së, ka vlerësuar se Uashingtoni dëshiron të parandalojë Pekinin që gabimisht të konkludojë se përdorimi i armëve bërthamore, pavarësisht sa i limituar të jetë është i pranueshëm.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka thënë, se aktivitetet e ushtrisë së saj janë për mbrojtje dhe arsenali bërthamor është në “nivelin minimal”, që kërkohet për sigurinë. Përmes një deklarate, kjo ministri ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të “braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë”.
Zyrtarët rusë e kanë cilësuar false, doktrinën bërthamore të SHBA-së, lidhur me suppozimet ruse. Më 3 shkurt, kryetari Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Mbrojtje dhe Siguri, Viktor Bondarev, ka akuzuar Uashingtonin për “kërkimin e një arsyeje për çdo hap të tyre politik, ekonomik apo ushtarak”.
Kjo është hera e parë prej vitit 2010 që ushtria amerikane ka njoftuar se si i sheh kërcënimet bërthmore në dekadat e ardhshme. Aty thuhet se Rusia duhet ta dijë se do të përballet me “kosto të papërballueshme”, në rast se kërcënon edhe me vetëm sulm të kufizuar bërthamor në Evropë.
“Kjo është përgjigje ndaj Rusisë për kapacitetin dhe natyrën e strategjisë dhe doktrinës së tyre”, ka thënë, Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis në raportin 75 faqësh. Në këtë raport gjenden edhe shqetësimet amerikane për Korenë Veriore, Iranin dhe Kinën.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.4%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
11.6%
Vota total: 2226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente
23 Korrik, 22:07
-
Vlorë/ Kundërshtuan forcat e policisë për të kryer kontroll, shoqërohen 3 persona (VIDEO)
23 Korrik, 21:56
-
Vila perandorake e Berishës, Doçi në ‘Repolitix’: Pastrim parash, në politikë u fut me një apartament, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit: Inspektorët tatimorë identifikohen nga këto elementë
23 Korrik, 21:31
-
Real Madridi unik, kalon 1 miliardë euro të ardhura për sezonin 2023-24! Rritje me 27 përqind
23 Korrik, 21:31
-
Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit
23 Korrik, 21:25
-
Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi
23 Korrik, 21:07
-
VIDEO/ Futbollistët e Dinamos së Kievit nuk i japin dorën rivalëve të Partizanit të Beogradit në Champions League
23 Korrik, 20:54
-
Komisioni hetimor për ‘TIMS’, miratohet raporti i PS, Salianji: U bënë gjetje përtej parashikimeve
23 Korrik, 20:50
-
Çollaku i PD sulmon Metën: S’i takon t’i japë leksione demokratëve, në protestë ishte i ftuar, jo zoti i shtëpisë
23 Korrik, 20:34
-
Thumanë-Kashar, policia instalon radarët në autostradën e re, makinat fluturojnë me 215 km/orë
23 Korrik, 20:33
-
‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat
23 Korrik, 20:14