Kanë fluturuar nga Italia drejt një shtëpie të re në Suedi refugjatët e parë të cilët u zhvendosën sipas planit të ri të BE-së.
Italia dhe Greqia më parë kishte kërkuar ndihmë për përballimin e refugjatëve të cilët sipas planit do të jenë 120 mijë të cilët do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë vendet europiane.
Sipas BBC-së refugjatët të cilët janë zhvendosur nga Italia drejt Suedisë janë të kombësisë Eritreane.
Ministri i brendshëm Italian në kuadër të përballimit të fluksit të emigrantëve kishte kërkuar me urgjencë transfemim e refugjateve ndaj vendeve të tjera të BE-së. Të enjten BE-sa miratoi një sërë masash për te trajtuar çështjen e emigrantëve.
Komisioneri i BE-së për Migrim, Dimitris Avramopulos tha "Aeroplani i parë i zhvendosjes së refugjatëve nga Italia drejt Suedisë do të realizohet paraditen e së premtes. Për zhvendosjen e emigrantëve autoritetet ligjzbatuese duhet të marin shenjat e gishtave si dhe indetifikimin në mënyrë të rregullt”.
Avramopulos së bashku me ministrin e Brendshëm të Italisë Angelino Alfano shoqëruan grupin e refugjatëve të cilët u zhvendosën sipas planit të BE-së.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com