Plani i Dumanit dhe Alibejt për të marrë ‘në dorë’ Talo Çelën, kundërshtari ia pret shkurt: Vrite kushëririn e t’u bëftë pushka top se s’po më bie mendja për të

Plani i Dumanit dhe Alibejt për të marrë ‘në dorë’ Talo Çelën, kundërshtari ia pret shkurt: Vrite kushëririn e t’u bëftë pushka top se s’po më bie mendja për të

1688229367_NuredinDumani574x450.jpg

Para vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Nuredin Dumani po fliste me kundërshtarin Kel Kamami, i cili i ofroi 2 milion euro për të vrarë Erion Alibejn. Ai nuk e dinte se Dumani dhe Alibej ishin së bashku e po bënin plane për përgjigjen që do i jepnin ndërsa kërkonin Talo Celën prej Kamamit.

Kamami pranoi dhe kërkonte prova se Dumani mund të vriste Alibejn. Nuredini i këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të.

Siç i sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur i përmendi se do të vritej dhe kushëriri i tij Regisi, ai i përmendi se kishte shumë kushërinj dhe "nuk i binte mendja për të", ndaj i tha "vrite po deshe e t'u bëftë pushka top".


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja për vrasjet e Ramazanit dhe Runajt! Si u kthyen nga armiq në miq Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, organizatori ishte në burg kur ndodhi ekzekutimi


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja