Komisioni Europian ka konfirmuar se rreth mesnatës së të hënës ka marrë një letër me paketën e parë të reformave, nga ministri grek i financave, Janis Varufakis, drejtuar presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Lista e reformave të qeverisë greke mbërriti në kohë”, shkruajti në rrjetin social Twitter, zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas. Dërgimit të letrës i ka paraprirë një shkëmbim konstruktiv pikëpamjesh gjatë fundjavës, ndërmjet autoriteteve greke dhe përfaqësuesve të KE.
Sipas opinionit të Komisionit, lista është mjaftueshmërisht e plotë, kështu që të përbëjë një pikënisje serioze për një konkludim të suksesshëm të vlerësimit, ashtu siç u kërkua nga Eurogrupi në takimin e fundit. Një element veçanërisht inkurajues është angazhimi i fuqishëm për luftimin e evazionit fiskal dhe të korrupsionit.
Të njëjtat burime theksojnë se pritet që një specifikim i mëtejshëm i reformave të paraqitet dhe të dakordohet para fundit të muajit prill, sipas komunikatës së Eurogrupit javën e kaluar. Burimet nënvizojnë gjithashtu se zbatimi me vendosmëri dhe menjëherë i gjithë angazhimeve sa i përket reformave, përbëjnë çelës për konkludimin e suksesshëm të vlerësimit.
Sipas burimeve qeveritare, lista e reformave përfshin:
1.Gjithë aksi i parë i programit të prezantuar në shtator 2014 në Selanik, që ka të bëjë me përballimin e krizës humanitare.
2.Një pjesë të madhe të aksit të dytë të të njëtit program, që ka të bëjë me ristartimin e ekonomisë reale, me prioritet emergjent regullimin e detyrimeve të pashlyera, kreditë e këqija si dhe ndalimin e nxjerrjes në ankand të banesave të para.
3.Në listë përfshihen gjithë reformat strukturore të qeverisë greke të aksit të katërt të Selanikut, si:
a) Një sistem i drejtë tatimor
b) Luftim i evazionit fiaksl
c) Luftim i korrupsionit
d) Luftim i kontrabandës (posaçërisht në karburante dhe në duhan)
e) Riorganizim i sektorit publik, reduktim i burokracisë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com