Kryqi i Kuq i ka dorëzuar forcave izraelite në Rripin e Gazës arkivolet e dy pengjeve. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e cila shton se trupat tani po transportohen drejt Izraelit, sipas asaj që raporton faqja e Haaretz.
Nga ana tjetër, Netanyahu ka shkarkuar nga detyra këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Tzachi Hanegbi. Lajmin e kanë raportuar mediat lokale, duke theksuar se vetë Hanegbi ka njoftuar për vendimin e kryeministrit, duke kërkuar njëkohësisht “një hetim të thelluar mbi dështimin e 7 tetorit, për të cilin jam bashkëpërgjegjës”.
Shtëpia e Bardhë i ‘trembet’ kokëfortësisë së Netanyahut, i cili mund të prishë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Sipas New York Times, i cili e raporton këtë, strategjia e administratës Trump është të përpiqet ta parandalojë atë nga rifillimi i një sulmi në shkallë të plotë kundër Hamasit.
Për këtë arsye, në rajon ka dërguar zëvendëspresidentin JD. Vance, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Ëitkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Këta të fundit shkuan dje për në Izrael, ndërsa sot mbërriti edhe Vance. Qëllimi, sipas gazetës, është që të ushtrohet presion ndaj Izraelit për marrëveshjen.
Po ashtu, thuhet se janë duke u zhvilluar negociata me Turqinë për të dërguar një ekip të specializuar për të ndihmuar në gjetjen e trupave të pengjeve izraelite të zhdukur në Gaza, pas vështirësive të pranuara nga Hamasi. Nga ana tjetër, Trump ka kërcënuar edhe Hamasin se do të shkatërrohet nëse thyen armëpushimin.
Diskutimet për fazën e dytë të marrëveshjes ende nuk kanë nisur pasi Izraeli pret që Hamasi të dorëzojë të gjithë trupat e pengjeve të vdekur. Udhëheqësi i grupit islamist, Khalil al-Hayya, ka thënë se iu duhet më shumë kohë dhe pajisje të rënda për të kërkuar nëpër rrënoja për të gjetur trupat.
Uria nuk mund të përdoret si armë lufte në Gaza. Ky është paralajmërimi i dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë."Gjykata rithekson detyrimin e Izraelit për të mos përdorur urinë e popullsisë civile si një metodë lufte," deklaroi presidenti i Gjykatës, Yuji Iwasawa. Sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli ka detyrimin të lehtësojë dërgimin e ndihmave në Gaza, përfshirë ato të siguruara nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). "Gjykata konsideron se Izraeli ka për detyrë të pranojë dhe lehtësojë programet e ndihmës së ofruara nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e tyre, përfshirë UNRWA-në," sqaroi presidenti Iwasawa në opinionin këshillimor të gjykatës lidhur me detyrimet e Izraelit ndaj pranisë së OKB-së në territoret palestineze të pushtuara.

Tzachi Hanegbi
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkarkuar nga detyra këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Tzachi Hanegbi. Lajmin e kanë raportuar mediat lokale, duke theksuar se vetë Hanegbi ka njoftuar për vendimin e kryeministrit, duke kërkuar njëkohësisht “një hetim të thelluar mbi dështimin e 7 tetorit, për të cilin jam bashkëpërgjegjës”.
“Netanyahu më informoi sot për qëllimin e tij për të emëruar një kryetar të ri të Këshillit për Sigurinë Kombëtare – deklaroi Hanegbi – Në këtë kuadër, mandati im përfundon sot. Sigurisht, do të jem në dispozicion të pasardhësit tim, nëse do të jetë e nevojshme.”
Sipas kanalit Ynet, vendimi lidhet me mosmarrëveshje të thella mes tij dhe kryeministrit mbi mënyrën e zhvillimit të luftës. Shkarkimi pritej, pasi Hanegbi ishte kundërshtuar hapur ndaj pushtimit të qytetit Gaza dhe nuk kishte marrë pjesë në vizitën e fundit të Netanyahut në Uashington.

Benjamin Netanyahu
Kryqi i Kuq i ka dorëzuar forcave izraelite në Rripin e Gazës arkivolet e dy pengjeve. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e cila shton se trupat tani po transportohen drejt Izraelit, sipas asaj që raporton faqja e Haaretz.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance mbërriti këtë të martë në Izrael. Vizita e tij ka nisur me takime në Qendrën e Koordinimit Civil Ushtarak në Kiryat Gat, në Izraelin jugor, sipas një ekipi të Shtëpisë së Bardhë që e shoqëron atë. Objekti, ku ndodhet forca e re shumëkombëshe e udhëhequr nga Uashingtoni, është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të armëpushimit në Rripin e Gazës. "Zëvendëspresidenti është këtu për takime konfidenciale me anëtarët e forcave të armatosura", thuhet në deklaratën e lëshuar për gazetarët që shoqëronin delegacionin amerikan.

Fluksi i ndihmave në Gaza po rritet, por është ende larg objektivit ideal ditor prej 2,000 tonësh, tha sot Programi Botëror i Ushqimit. Sipas WFP, për të arritur këtë qëllim, duhet shfrytëzuar menjëherë çdo pikëkalim kufitar. Zëdhënësja Abeer Etefa, tha se furnizimet e importuara deri më tani do të jenë të mjaftueshme për të ushqyer gjysmë milioni njerëz për dy javë, duke përdorur vetëm pikat kalimtare Kerem Shalom dhe Kissufim.
Udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya, deklaroi në një intervistë për kanalin Al-Qahira Al-Akhbariya, të cituar nga Times of Israel, se grupi është i gatshëm të gjejë dhe të lëshojë 15 trupat e të zaptuarve të mbajtur në Rripin e Gazës, nëse do t’i jepet më shumë kohë dhe pajisje të rënda. “Jemi të gatshëm t’i rimarrim dhe t’i dorëzojmë të gjithë trupat sipas marrëveshjes, nuk duam të mbajmë askënd: le t’i kthejnë te familjet e tyre, dhe edhe martirët tanë do të kthehen dhe do të varrosen me dinjitet,” tha ai, duke shtuar se është e vështirë të arrihen trupat sepse disa ndodhen nën tokë dhe nën ndërtesa, dhe duke theksuar se kjo kërkon kohë dhe pajisje.
Komente











Nuk ka bes ne qifutet jan njerzit pa bes ne tok .
Përgjigju