"Armët e Hamasit janë të lidhura me ekzistencën e pushtimit dhe agresionit izraelit, dhe nëse pushtimi do të merrte fund, këto armë do t'i dorëzoheshin shtetit". Kështu deklaroi udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya për Al Jazeera, duke folur për një sërë çështjesh nga qeverisja e ardhshme e Gazës te gatishmëria për t’u çarmatosur.

E ardhmja e armëve, shpjegoi Khalil al-Hayya, po diskutohet me fraksione të tjera të armatosura dhe ndërmjetës. Al-Hayya theksoi gjithashtu se Hamasi nuk ka rezerva për dorëzimin e përgjegjësive administrative për Gazën te një organ kombëtar palestinez, ndërsa shtoi se lëvizja do që të mbahen zgjedhje në të gjithë Palestinën.

"Ne pranojmë forcat e Kombeve të Bashkuara si kontrollues të kufijve dhe armëpushimin në Gaza. Ne nuk jemi të kënaqur me sasinë e ndihmës që mbërrijnë në Rripin e Gazës dhe po bëjmë thirrje për ndërhyrjen e ndërmjetësve. Gaza ka nevojë për 6,000 kamionë me ndihmë në ditë, jo vetëm 600. Çështja humanitare na shqetëson dhe Izraeli vazhdon të vonojë mbërritjen e ndihmës në Gaza.", u shpreh ai.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë që do të vendoset në Rripin e Gazës. Sipas Netanyahut, Izraeli do të jetë vendimmarrësi i vetëm se cilat vende do të lejojë pjesëmarrjen në forcën e planifikuar ndërkombëtare të sigurisë në Gaza. 

"Ne e kemi bërë të qartë, në lidhje me forcat ndërkombëtare, se Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne", tha Netanyahu, i cili kundërshton rolin e rivalit rajonal Turqisë në forcën e sigurisë.

Më herët, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetës të tjerë të armëpushimit në Gaza kishin penguar një sulm të Hamasit javën e kaluar nëpërmjet inteligjencës. Duke folur në fluturimin nga Izraeli për në Katar, diplomati amerikan tha se Departamenti i Shtetit kishte marrë "indikacione të besueshme" se Hamasi mund të shkelte armëpushimin duke sulmuar civilët palestinezë në Gaza.

"Qëllimi këtu është të identifikohet një kërcënim para se të materializohet", theksoi ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Jemen/ Rebelët Houthi arrestojnë tre punonjës të OKB-së, i akuzojnë si spiunë izraelitë

1761481740_20131123201538d4c.jpg

Rebelët Houthi të Jemenit kanë arrestuar tre anëtarë të stafit lokal të Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ata për spiunazh për Izraelin, tha për AFP një burim sigurie në grupin rebel. 

Burimi shpjegoi se "dy gra që punonin për Programin Botëror të Ushqimit u morën nga shtëpitë e tyre të shtunën" në kryeqytetin e mbajtur nga rebelët, Sana'a, ndërsa "një burrë jemenas që punon gjithashtu për ëFP u arrestua gjatë natës".

Sipas këtij burimi, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës mbajnë ende një listë të personave të kërkuar me akuzën e bashkëpunimit me izraelitët dhe amerikanët. 

Këto janë të fundit në një seri arrestimesh që synojnë stafin lokal të OKB-së dhe organizata të tjera jofitimprurëse: vetëm këtë javë, shtatë punonjës lokalë të OKB-së u arrestuan me akuza të ngjashme për bashkëpunim me Izraelin. Të premten e kaluar, OKB raportoi se grupi ka arrestuar 55 anëtarë të stafit të saj që nga viti 2021.

Udhëheqësi rebel Abdulmalik al-Huthi ka akuzuar disa agjenci të OKB-së, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit dhe UNICEF-in, për përfshirje në "spiunazh agresiv" dhe për luajtje të një roli në bastisjet izraelite që shënjestruan një takim qeveritar në gusht, duke vrarë kryeministrin rebel.

Ora 13:21
Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

1760558639_benjaminnetanyahu.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë që do të vendoset në Rripin e Gazës. Sipas Netanyahut, Izraeli do të jetë vendimmarrësi i vetëm se cilat vende do të lejojë pjesëmarrjen në forcën e planifikuar ndërkombëtare të sigurisë në Gaza. 

Sipas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Hamasit dhe Izraelit, një koalicion kryesisht i fuqive arabe dhe myslimane pritet të vendosë trupa në territorin palestinez, të shkatërruar nga dy vjet luftë. 

"Ne e kemi bërë të qartë, në lidhje me forcat ndërkombëtare, se Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne", tha Netanyahu, i cili kundërshton rolin e rivalit rajonal Turqisë në forcën e sigurisë.