i dërguari special i Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës, Steve Witkoff

Negociatat për protokollet e sigurisë lidhur me Ukrainën janë “pothuajse të përfunduara”. Kështu u shpreh i dërguari special i Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës, Steve Witkoff, gjatë një konference për shtyp, në përmbyllje të samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris. 

Witkoff theksoi se presidenti amerikan Donald Trump ka si objektiv arritjen e paqes në Ukraina dhe se administrata është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur për ta realizuar këtë synim.

“Ne jemi të vendosur, në emër të tij, të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar paqen”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi amerikan nënvizoi se po avancon edhe një tjetër element kyç i bisedimeve. “Ne mendojmë se jemi shumë, shumë pranë përmbylljes së një marrëveshjeje prosperiteti, aq të fortë sa çdo vend ka parë ndonjëherë pas një konflikti të tillë”, u shpreh Witkoff.


Lajmi kryesor:

Samiti i Vullnetmirëve në Paris/ Zelensky, Macron dhe Starmer nënshkruajnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë: SHBA-të do të mbikëqyrin armëpushimin! Edhe Rama në takim