Basha: Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari! Do heqim 'progresiven', zgjidhja taksa e sheshtë

Basha: Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari! Do heqim 'progresiven', zgjidhja taksa e sheshtë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me taksën progresive e vendosur nga qeveria e tij, ka shtuar varfërinë te populli dhe ka pasuruar një grusht oligarkësh.

Taksa e progresive, thotë Basha, është kundërshtuar edhe nga FMN, por pavarësisht kësaj Rama nuk është tërhequr.

Nisur nga kjo, kryedemokrati premton se me ardhjen e tij në pushtet do të heqë taksën progresive dhe do të vendosë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit

Statusi i plotë i Lulzim Bashës
Në këto 7 vite, qeveria Rama e ka taksuar punën dhe dijen më shumë se çdo qeveri tjetër më parë. Barra më e rëndë e këtyre taksave ka rënë mbi shtresën e mesme.

Sot të gjithë e shohim se taksa progresive e Ramës ka dështuar dhe ka prodhuar vetëm kaos, pandershmëri dhe padrejtësi. Ajo është kritikuar fort edhe nga organizatat ndërkombëtare si FMN. Çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij. Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet.

Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe çdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit. Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor! Politika jonë fiskale është pjesë e Planit Ekonomik për t'i kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve: më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa. Ne do t'i eliminojmë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do t'i heqim pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtojmë të gjithë sistemin.

Ne besojmë se më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do t'i japin frymë rritjes ekonomike. Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit. Mirëqenia e shtresës së mesme, e atyre që punojnë dhe prodhojnë, është jetike për rimëkëmbjen e gjithë ekonomisë shqiptare. Vetëm një qeveri serioze që kujdeset për njerëzit do ta vendosë shtetin dhe politikbërjen në funksion të rritjes së të ardhurave të gjithësecilit dhe jo të një grushti njerëzish! Shqipëria e ka potencialin të ofrojë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj.

Foto e postuar nga Lulzim Basha

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PONI: 24/08/2020 16:10

    IK O BASHA IK O ZOG GOMARI,,IK O PIS I PESHTIRE,,,KETA JANE DHE INJORANTE NE EKONOMI DHE NA HIQEN SI GJENI,,,,,NE KOHEN E TAKSES TE SHESHTE QE TI E MBRON KAQ SHUME,,,NUK PATEM ASNJE SHKOLLE--KOPESHT--CERDHE--AMBULANCE TE NDERTUAR APO RIPARUAR NE SHQIPERI....

    Përgjigju
  • Iris: 23/08/2020 01:34

    Amerika e ka hequr me ligj taksen e sheshte ne shkalle federale,tani ajo perdoret vetem ne shkallen e shteteve (vetem kur duan vete,se ka qe perdorin progresiven).Po te konvertohet ky system ne Shqiperi I bie qe cdo rreth ,qark ose bashki te vendoste vete me vote qe taksat zonale t'i kishin te sheshta ose progresive.Nuk mendoj qe ta zeme, Tirana super e pasur te paguaj njelloj sa Kukesi I varfer,nuk ka logjike.

    Përgjigju
  • O Lulush: 22/08/2020 23:14

    Bibilush shko haj nje kokerr rrush

    Përgjigju
  • Genti: 22/08/2020 16:37

    Fli o te keqen, pse e prish gjumin kot

    Përgjigju
  • Tirona: 22/08/2020 14:34

    Nese PD do votat e te gjithe shqiptareve te nguli kembe cdo dite per te bere nje refendum mbare popullor per ti kerkoje SHBA qe ta beje shqiperine shtetin e 51 te saj, dhe mbas kesaj PD te dali dhe te beje fushata per uljen e Taxave.

    Përgjigju
  • Nerjoni: 22/08/2020 12:26

    akoma se kuptoj ket politiken e skaduar qe kerkon me bo ky Basha. Do bojm ket do bojm ate, do vejme ket do heqim ate!!! Po mire mor plak po ti e di qe 70% te ligjeve ne fuqi i keni apliku ju kur keni qene npushtet??!!! Pastaj ca bote ju ne dy mandate qe dashke ti me bo revolucion??!!! Sbohet qeveria me Salinjin, me cunin e Fahri balliut apo me ca halabake qe ti si kryetar ke pranu me kandidu per deputet. Dhe ke rastet me tmira nga qarku Durrsit, ku ti dhe gjoja "propozimet nga baza" keni kandidu nja 4-5 veta qe as shpija vet nuk i don, imagjino elektorati.. ik o Luli ik boj nai pune tjeter se sje per politike ti

    Përgjigju
  • robi: 22/08/2020 12:09

    Me siguri duhet te jete konsultuar me pare me gjithollogun e pd leshelis Famulltarin e dioqezes se shqupit priftin pastor imzot Dorian Telit barkderri per kete punen e takses se sheshte se nga ky pastori marrin mendime dhe FMN dhe banka boterore , komisioni europian, gjithe institucionet financiare nderkombetare,,

    Përgjigju
  • Me Me: 22/08/2020 11:51

    po O lyl po.. Qe edhe ti qe mer 3 milion rroge te taksohesh aq sa une qe mar 300 mij lek.. Si ha me njeri kto

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/08/2020 11:34

    Ik or teveqel,bej ndonje pisllik si deri tani e mos ta shohim bojen per njeqindvjet se na hape barkun me guguftute e tua. Vish getat e hidh nje valle me ramenkryeminister. Rrace e degjeneruar.

    Përgjigju
  • lulushka: 22/08/2020 11:07

    O ti ca te te them, bjeri me nje vrime, nxirr idiotet qe kane ngelur duke shpifur perdite dhe pastaj nje here ne jave fillo perrallen me takse dhe me ty kryeminister. Si ja del te jesh kaq i paafte vetem ti e di

    Përgjigju
  • Taksat dhe shteti: 22/08/2020 10:52

    O z. Basha shtei mbahet me taksa dhe tatime duke balancuar te ardhurat me shpenzimet, po u ulen taksat detyrimisht do ulen edhe shpenzimet.

    Përgjigju
  • Free: 22/08/2020 10:48

    Taksa sheshte pislliku me i madh i PDs ku i pasuri taksohet njelloj me fukarain. Ja ku e keni dhe votojdni po deshet.

    Përgjigju
  • aaaa: 22/08/2020 10:42

    Mbaje me shkum Lulush....mos rruj hic.Ate te gjatin do fitosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë