Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se biseda telefonike me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar është zhvilluar “me terma të fortë”. Ai shtoi se gjatë diskutimit ka pasur edhe momente “mosmarrëveshjeje” lidhur me “disa persona”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ndërkohë, sipas Axios, Ukraina i ka dorëzuar sot Shteteve të Bashkuara përgjigjen e saj zyrtare për draftin më të fundit të planit amerikan të paqes. Përmbajtja e përgjigjes nuk është bërë ende publike, por ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm në negociatat e ndërmjetme për konfliktin në Ukrainë.
Vetë presidenti ukrainas u tha aleatëve evropianë për presionin që mori gjatë një telefonate dy-orëshe me dy të dërguarit amerikanë të shtunën.
Ukraina sipas këtij plani, ka të pashmangshme lëshimin e territoreve, sipërfaqja dhe harta e së cilës mund të përbëjë 20-25% të territorit të vendit. Ndërkohë do të krijohet një zonë e çmilitarizuar Donbas-Zaporizhia-Kherson ngjashëm me variantin e dy Koreve.

Media Axios zbulon se sot Ukraina i ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara përgjigjen e saj për draftin e fundit të planit amerikan të paqes.

Presidenti ukrainas njofton se do delegacioni ukrainas do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të mërkure bisedime me Uashingtonin për draftin e planit të paqes. Sipas asaj që ai shkruan në rrjetin social X, me Uashingtonin do të diskutohet plani I rindërtimit pas lufte dhe zhvillimi ekonomik I Ukrainës. Gjithnjë sipas Presidentit ukrainas, nesër, e njëjta bisedë do të vijojë me liderët e vendeve që përbëjnë ‘Koalicionin e të vullnetshmëve”. Zelensky thotë se plani aktual është drafti me 20 pika që është reduktuar ditët e fundit.
We continue to communicate with all our partners on a daily basis, virtually 24/7, to identify doable and realistic steps to bring the war to an end. Everything must be reliable and dignified for Ukraine.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 10, 2025
Today’s schedule includes a conversation with the U.S. side regarding a…

Ukraina si një komb sovran, me kufijtë e saj të mbrojtur nga garanci ndërkombëtare të sigurisë, pjesë e Bashkimit Evropian dhe e angazhuar në rindërtimin e ekonomisë falë investimeve të mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Ky është lloji i marrëveshjes që, sipas opinionistit të njohur të Washington Post, David Ignatius, duket se po afrohet, duke cituar si burime zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë. Paketa negociuese, sipas një prej burimeve, përfshin tre dokumente: planin e paqes, garancitë e sigurisë dhe një plan ringritjeje ekonomike.
Bisedimet janë larg përfundimit, ndërkohë që Ukraina dhe mbështetësit e saj evropianë presin të publikojnë të mërkurën një set të përbashkët amendamentesh, shkruan Ignatius, duke renditur disa nga idetë që po shqyrtohen. Një prej tyre është se Ukraina do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian që në vitin 2027. Kjo anëtarësim i shpejtë shqetëson disa fuqi të BE-së. Por administrata Trump mendon se mund të kapërcejë kundërshtimin e Hungarisë, kundërshtarit kryesor të Kievit në BE. Anëtarësimi do të nxiste tregtinë dhe investimet, por ndoshta më e rëndësishmja, do ta detyronte Ukrainën të kontrollonte kulturën e përhapur të korrupsionit në ndërmarrjet shtetërore.
Ndër pikat e tjera, Shtetet e Bashkuara do të jepnin garanci sigurie “të ngjashme me Nenin 5” të NATO-s për të mbrojtur Ukrainën nëse Rusia shkel marrëveshjen. Ukraina kërkon që SHBA të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë dhe që Kongresi ta ratifikojë; vendet evropiane do të firmosnin garanci të ndara. Sovraniteti i Ukrainës do të mbrohej nga çdo veto ruse. Por negociatorët ende po luftojnë me çështje të ndjeshme, si kufizimet ndaj ushtrisë ukrainase. Diskutohet që propozimi fillestar amerikan për një ushtri prej 600,000 trupash të rritet në 800,000, që gjithsesi është afërsisht madhësia që Ukraina do të kishte pas luftës. Por Kievi refuzon çdo kufi formal kushtetues, siç kërkohet nga Rusia. Pavarësisht madhësisë nominale të ushtrisë, mund të ketë forca shtesë si Garda Kombëtare apo njësi të tjera mbështetëse.
Një zonë e demilitarizuar (DMZ) do të krijohej përgjatë gjithë vijës së armëpushimit, nga provinca e Donetskut në verilindje deri në qytetet Zaporizhzhia dhe Kherson në jug. Pas kësaj DMZ do të kishte një zonë më të thellë ku armët e rënda do të ndaloheshin. Kjo vijë do të monitorohej nga afër, sipas modelit të DMZ-së që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.
“Shkëmbimet territoriale” janë një pjesë e pashmangshme e marrëveshjes, por Ukraina dhe SHBA po diskutojnë ende se si t’i vizatojnë linjat. Rusia kërkon që Ukraina të heqë dorë nga rreth 25% e rajonit të Donetskut që ende kontrollon; ekipi i Trump argumenton se Ukraina rrezikon të humbasë një pjesë të madhe të kësaj zone në betejat e gjashtë muajve të ardhshëm, prandaj duhet të bëjë lëshime tani për të shmangur viktima të tjera. Negociatorët amerikanë kanë kërkuar formula të ndryshme për ta bërë këtë lëshim më të pranueshëm për Zelenskyn. Një propozim parashikon që zona e tërheqjes të bëhet zonë e demilitarizuar.
Zelensky përsëriti të hënën se nuk ka “asnjë të drejtë ligjore” t’i japë territor Rusisë. Një mënyrë për të kapërcyer problemin është modeli korean — edhe sot Koreja e Jugut pretendon të drejtën mbi gjithë gadishullin, ashtu si edhe Koreja e Veriut.
Centrali bërthamor i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, nuk do të ishte më nën pushtim rus. Negociatorët po diskutojnë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të marrin drejtimin e impiantit. Sa do të tingëllojë e çuditshme, ideja u pëlqen disa zyrtarëve ukrainas sepse do të ofronte një lloj garancie amerikane kundër agresioneve të reja ruse.
Komente









Cfar gabimi beri Ukraina kur i besoj perendimit ne vitin 2015 qe te vazhdonte luften kunder Rusis se ata dota furnizonin me arme qe mos i jepte teritoret ,dhe tani ndryshoj gzofi tani i njejti perendim e detyrojne te largohet nga teritoret e pushtuara por edhe pse detyrohet lufta dote vazhdoj ne shkalle sabotimi kur Ruset nuk dote flejne ne qetesi ne te ardhmen.
Përgjigju